Mirë se vini
NJË RESORT LUKSOZ NË ZEMËR TË VALBONËS
Valbona Resort & Spa është një destinacion me pesë yje në zemër të Luginës së Valbonës.
Rrethuar nga bukuria e natyrës së paprekur, resorti ofron një kombinim delikat mes ambientit të qetë dhe komoditetit, duke krijuar hapësirën e duhur për një qëndrim ekskluziv.
REZERVO
DHOMAT & SUITAT
Dhomat & suitat në Valbona Resort & Spa vendosin një përkufizim të ri të luksit dhe komoditetit, duke ofruar një përzierje elegante të dizajnit modern në harmoni me hijeshinë natyrore. Çdo dhomë ka mobilje premium, shtrat të rehatshëm dhe dritare panoramike që të lejojnë të shijosh pamjet mahnitëse të Parkut Kombëtar të Valbonës.
Deluxe Twin Room
Twin Room me pamje nga lugina ose mali dhe me ballkon, është një dhomë e rehatshme me dy shtretër tek.
Deluxe Queen Room
Queen Double Room me ballkon ofron komoditetin e një dhome të bollshme, e krijuar për të ofruar një eksperiencë relaksuese në çift.
Standard Twin Room with Sofa Bed
Twin Room me sofa bed, ofron mundësinë e akomodimit në dy shtretër tek dhe një divan që mund të përdoret..
Deluxe King Room
King Room është e arreduar me një krevat King Size për të mundësuar reahtinë maksimale. Për familjet e vogl..
Junior Suite
Dhomat Junior Suite, janë dizenjuar me orientim Veri-Lindje, për të ofruar pamjen e mrekullueshme të Luginës së Valbonës.
Family Room
Family Room i përshtatet kërkesave nga familjet ose grupet e vogla deri në 4 persona. Ky opsion qëndrimi..

Komoditet pranë natyrës
PAMJE MBRESËLËNËSE
Valbona Resort nuk është vetëm një destinacion I zakonshëm. Ne kemi krijuar një përvojë që bën bashkë bukurinë e natyrës, komoditetin modern dhe shërbimin e kujdesshëm. Çdo hap dhe vendim për të ndryshuar, apo përmirësuar, merret duke respektuar natyrën dhe duke u mbështetur te mikëpritja e saj.

SPA
RELAKSIM MAKSIMAL
Pas një dite mahnitëse ndër majat e bardha dhe diellin ndritës, gjeni strehën tuaj brenda përqafimit të spa-së tonë në Valbona Resort & Spa. Relaksohuni dhe rigjeni energjitë në xhakuzin tonë, pishinën e brendshme, saunat dhe dhomën e avullit. Lejoni veten të përfshiheni në trajtime ekskluzive, të përshtatura për një kënaqësi të pashoqe.

Bar & Restorant
NJË UDHËTIM SHIJESH
Restoranti në Valbona Resort & Spa ofron një përvojë kulinarie po aq tërheqëse sa edhe mjedisi përreth. Klientët mund të shijojnë pjata të shijshme të përgatitura me përbërës të freskët vendas, me pamjen e alpeve para vetes. Vendosur pranë brigjeve të lumit të kristaltë të Valbonës, dreka dhe darka tek ne është një eksperiencë më vete.








