JUNIOR SUITE
Dhomat Junior Suite, janë dizenjuar me orientim Veri-Lindje, për të ofruar pamjen e mrekullueshme të Luginës së Valbonës dhe maleve të pyjëzuar që e rrethojnë.
Me hyrje kryesore në një paradhomë, te secila prej tyre pasqyrohet eleganca e ndërthurur me komoditetin. Të ndërtuara në hapësirë të bollshme, dhomat kanë 2 ballkone me pamje të ndryshme.




