FAMILY ROOM
Family Room i përshtatet kërkesave nga familjet ose grupet e vogla deri në 4 persona. Ky opsion qëndrimi është organizuar si dy ambiente (dhoma) të ndara, që bashkohen nga një derë, duke ofruar privatësi dhe komoditet në të njëjtën kohë.
Njëra dhomë ka një krevat dopio dhe tjetra ofron dy krevatë tek.
Secila prej tyre është e mobiluar me stilin unik të Valbona Resort dhe është e pajisur me detajet që mundësojnë akomodim të rehatshëm për ju.




